Izraeli synon marrëveshje me Libanin/ Netanyahu: Fokusi te çarmatosja e Hezbollahut

Kryeministri i Izraeli, Benjamin Netanyahu, ka dhënë urdhër që të nisin sa më shpejt negociatat e drejtpërdrejta me Libani.

Ai tha se ky hap vjen pas kërkesave të vazhdueshme nga pala libaneze për hapjen e dialogut mes dy vendeve.

Sipas tij, bisedimet do të fokusohen te çarmatosja e Hezbollah dhe krijimi i marrëdhënieve paqësore mes Izraelit dhe Libanit.

Nga ana tjetër, zyra e presidentit të Libanit, Joseph Aoun, nuk ka dhënë reagim për këtë zhvillim.

Ndërkohë, situata në rajon mbetet e tensionuar. Irani ka paralajmëruar më herët se mund të reagojë nëse vazhdojnë sulmet ndaj Libanit, duke e lidhur këtë me armëpushimin me SHBA-në.