Netanyahu nuk ndalet/ Izraeli paralajmëron sulme ndaj Hezbollahut kudo

Situata në Lindjen e Mesme mbetet e tensionuar edhe pas një marrëveshjeje armëpushimi mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli.

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka bërë të qartë se sulmet ndaj Hezbollah do të vazhdojnë.

Sipas tij, Izraeli do të veprojë kudo që e sheh të nevojshme për të mbrojtur qytetarët e vet, sidomos në zonat veriore të vendit.

Ai dha sinjal se operacionet nuk do të ndalen derisa situata të konsiderohet e sigurt.

Nga ana tjetër, Irani e konsideron vazhdimin e sulmeve në Libani si një shkelje serioze të marrëveshjes së armëpushimit.

Edhe pse Izraeli ka bërë të ditur më herët se marrëveshja nuk përfshin Libanin, tensionet në kufi vazhdojnë dhe rreziku për përshkallëzim mbetet i pranishëm.