“Efekti u ndje menjëherë”/ Gjoni për rënien e çmimit të naftës: Shihet si një moment 'frymëmarrjeje' për Trump
E ftuar në emisionin “Drejt”, ekspertja për çështjet e sigurisë dhe luftës, Juxhina Gjoni, komentoi zhvillimet e fundit në tregjet ndërkombëtare të energjisë dhe ndikimin e tyre në ekonominë globale dhe politikën amerikane.
Ajo foli për një reagim të menjëhershëm të tregjeve, ku është vënë re një ulje e çmimit të naftës, duke sjellë një lehtësim të përkohshëm në ekonominë botërore.
“Është ndjerë që në orët e para. Ka rënë në mënyrë të dukshme çmimi i naftës dhe ka pasur një efekt pozitiv në zbutjen e krizës që kërcënonte ekonominë globale.”-tha ajo.
Sipas saj, ky zhvillim ka ndikuar në uljen e presionit në tregje, duke shërbyer si një amortizator për çmimet dhe duke qetësuar përkohësisht situatën financiare ndërkombëtare.
Në të njëjtën kohë, ajo e lidhi këtë moment edhe me situatën politike në SHBA, duke e parë si një hapësirë lehtësimi për presidentin Donald Trump.
“Mund të shihet si një moment frymëmarrjeje për Trump, pasi në SHBA ka pasur rënie të mbështetjes dhe kundërshti të madhe ndaj operacionit ushtarak.”- u shpreh Gjoni.
Megjithatë, sipas analizës së saj, kjo situatë nuk e zgjidh problemin në thelb, pasi zhvillimet afatgjata mbeten të paqarta dhe planifikimi strategjik vazhdon të ngrejë pikëpyetje për interesat e SHBA-së.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "DREJT" NË ORA NEWS:

