“Hormuzi në duart e Iranit”/ Eksperti Qirjazi analizon se si Irani po kontrollon naftën e botës

I ftuar në emisionin “Drejt”, eksperti i çështjeve të sigurisë Redion Qirjazi foli për zhvillimet e fundit në tregjet energjetike dhe rolin e Iranit në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas tij, situata në Ngushtica e Hormuzit ka ndryshuar ndjeshëm dhe po ndikon drejtpërdrejt në ekonominë globale.

“Ka vendosur një lloj kontrolli, ku çdo anije që kalon mund të përballet me tarifa shumë të larta, deri në 2 milionë dollarë. Kjo ka lëvizur fort tregun e sigurimeve dhe ka rritur kostot”, u shpreh ai.

Qirjazi shpjegoi se kjo situatë e ka kthyer Iranin në një faktor kyç në tregun energjetik, duke i dhënë një ndikim që shkon përtej fuqisë ushtarake klasike.

“Sot Irani kontrollon një pikë kyçe dhe është bërë si një ‘polic’ i energjisë globale. Vetë kontrolli i Hormuzit është arma më e fortë që ka”, tha ai.

Ai shtoi se ndikimi i Iranit nuk lidhet vetëm me veprime konkrete, por edhe me frikën që krijohet në tregje.

“Nuk është e nevojshme që të ndodhë një sulm. Mjafton mundësia që një tanker të goditet për të mbajtur tregjet nën presion”, u shpreh eksperti.

Sipas analizës së tij, kjo situatë ka rritur pasigurinë në tregjet ndërkombëtare dhe mund të sjellë pasoja të vazhdueshme në çmimet e energjisë dhe në ekonominë globale.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "DREJT" NË ORA NEWS: