Netanyahu paralajmëron goditje të vazhdueshme, Izraeli urdhëron evakuime në zonat jugore të Bejrutit

Izraeli ka lëshuar një alarm evakuimi për disa zona në jug të Bejruti, duke rritur tensionet në rajon.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit njoftuan se operacionet ushtarake po vazhdojnë dhe se objektivat janë struktura që lidhen me Hezbollah.

Paralelisht, kryeministri Benjamin Netanyahu ka bërë të qartë se sulmet ndaj Hezbollahut nuk do të ndalen.

Ai ka dhënë sinjal se veprimet ushtarake do të vazhdojnë derisa të garantohet siguria për zonat veriore të Izraelit.

Alarmi për evakuim vjen vetëm pak orë pas këtyre zhvillimeve dhe tregon për një situatë të përshkallëzuar në Libani.