LIDHIN TIRANËN ME LONDRËN! British Airways dhe TIA shënojnë 20 vite bashkëpunim me linjë direkte
British Airways feston lidhjen mes Tiranës dhe Londrës prej dy dekadash. Linja direkte ka forcuar turizmin, biznesin dhe lidhjet kulturore
British Airways festoi 20 vite fluturime mes Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe Londrës, duke shënuar dy dekada lidhjeje mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe rrjetit global të kompanisë ajrore.
Nga fundi i marsit 2026, British Airways rriti deri në 13 në javë fluturimet e saj mes Tiranës dhe London Heathrow gjatë gjithë sezonit veror, që përfaqëson një rritje prej 75% krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2025.
Kompania ka prezantuar gjithashtu një nisje të re herët në mëngjes nga Tirana, e cila filloi më 30 mars.
Fluturimet e mëngjesit mbërrijnë në London Heathroë midis orës 09:30 dhe 11:15, duke u ofruar pasagjerëve më shumë mundësi për fluturime të mëtejshme, veçanërisht drejt SHBA-së dhe Kanadasë, me rritje të rezervimeve për destinacione si Nju Jorku, Bostoni dhe Toronto.
Emil Delibashev, Drejtori Komercial Rajonal i British Airways theksoi rolin e kompanisë si urë lidhesë mes Londrës e Tiranës.
Emil Delibashev: “Jemi krenarë të festojmë 20 vite shërbimi mes Tiranës dhe Londrës. Gjatë dy dekadave të fundit, kjo linjë ka ndihmuar në lidhjen e Shqipërisë me Mbretërinë e Bashkuar dhe rrjetin tonë global. Prezantimi i fluturimeve shtesë dhe një orari të ri herët në mëngjes nënvizon angazhimin tonë të vazhdueshëm ndaj këtij tregu, duke u ofruar klientëve më shumë zgjedhje dhe lidhje të përmirësuara ndërmjet fluturimeve.”

Drejtor Operacional në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, nënvizoi partneritetin me British Airways dhe përfitimet për udhëtarët shqiptare
“Për çdo aeroport rajonal në Evropë, një linjë direkte me Londrën konsiderohet gjithmonë si një linjë kyçe në planet e zhvillimit — fakti që TIA e ka siguruar këtë përmes partneritetit afatgjatë me British Airways është dëshmi e vizionit të kompanisë ajrore ndaj Shqipërisë. Sot partneriteti është më i fortë se kurrë dhe pasagjerët do të përfitojnë edhe më shumë destinacione të reja falë rrjetit të gjerë të British Airways dhe rolit të saj kyç në Oneworld.”
Të gjitha fluturimet mbërrijnë dhe nisen nga Terminali 5 i London Heathrow, qendra kryesore e British Airways, e cila ofron një përvojë moderne dhe pa ndërprerje aero-portuale, me dyqane elegante, restorante dhe salla pritjeje luksoze, si dhe destinacione të ndryshme me rrjetin më të gjerë të British Airways. Së bashku me filialet e saj, British Airways operon në mbi 200 destinacione në më shumë se 75 vende në Evropë, Amerikën e Veriut, Amerikën e Jugut, Azi, Afrikë dhe Australi.
ORARI VEROR I BRITISH AIRWAYS
Rruga: TIA–LHR
Numri i fluturimit: BA0379
E hënë & e martë – 08:30 / 11:00
E mërkurë – 08:45 / 11:15
E enjte – 07:05 / 09:35
E premte – 07:00 / 09:30
E shtunë / e diel – 08:30 / 11:00
ORARI VEROR I BRITISH AIRWAYS
Rruga: TIA–LHR
Numri i fluturimit: BA0381
E hënë – 12:50 / 15:20
E martë – 13:05 / 15:35
E mërkurë & e enjte – 13:25 / 15:55
E premte – 12:25 / 14:55
E shtunë – 18:55 / 21:05


