Mbi 23 mijë mjete nuk plotësuan standardet e sigurisë në rrugë në tremujorin e parë

Gjatë tre muajve të parë të vitit 2026, rreth 23,491 mjete nuk plotësuan standardet e sigurisë në rrugët e vendit.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), bën të ditur se analiza e inspektimeve tregon se problemi kryesor lidhet me sistemin e shkarkimit të gazrave, që rezulton i papërshtatshëm në 35% të rasteve.

Një pjesë e konsiderueshme e automjeteve, rreth 31%, kishin mangësi vizuale dhe funksionale, duke përfshirë probleme me dritat, sinjalizimin dhe pajisjet që ndikojnë në drejtimin e sigurt të automjetit.

Një tjetër problem i rëndësishëm ishte sistemi i drejtimit, i përcjelljes së fuqisë në akse dhe amortizimi, që paraqet defekte në 19,5% të mjeteve të kontrolluara.

Sipas DPSHTRR-së, sistemi i frenimit, i cili është jetik për sigurinë rrugore, nuk plotësonte standardet në 14,5% të rasteve.

DPSHTRR u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të kontrollojnë rregullisht mjetet e tyre dhe të kryejnë riparimet e nevojshme, për të garantuar sigurinë e vetes dhe të tjerëve në trafik.

Kontrolli dhe mirëmbajtja e mjeteve është një element thelbësor për uljen e aksidenteve dhe për një qarkullim më të sigurt në rrugët e vendit.