Policia e Shtetit ngre alarmin për skemën e re të mashtrimit: Mos klikoni njoftimet nga E-Albania me linke të rreme!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Prill 2026, 17:43
Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët për një skemë të re mashtrimi që qarkullon përmes SMS-ve.
Mesazhet duken si njoftime zyrtare nga e-Albania për gjoba automjetesh, por përmbajnë linke të rreme që synojnë të marrin të dhëna personale dhe bankare.
Kjo nuk ka lidhje me e-Albania apo institucionet shtetërore.
Policia këshillon që:
Të mos klikoni linke nga numra të panjohur,
Të mos jepni të dhëna personale apo bankare në faqe të dyshimta,
Të mos veproni nën presion nga mesazhet që krijojnë urgjencë.
Përdoreni vetëm faqen zyrtare https://e-albania.al, fshini mesazhet e dyshimta dhe raportoni çdo rast pranë autoriteteve.
Vigjilenca dhe përdorimi i kanaleve zyrtare janë mënyra më e sigurt për të shmangur mashtrimet online.
