EMRI+PAMJET/ I maskuar dhe me ekspl*ziv me vete/ Policia arreston 37-vjeçarin në Paskuqan, zbardhen dy sulme të mëparshme me a*më

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Kontigjenti”, duke parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale dhe duke zbardhur dy sulme të mëparshme kundër personave dhe pronës.

Si rezultat i ndjekjes policore u kap një 37-vjeçar,  Perikli Doçi, i cili po lëvizte me një motomjet të dyshuar të vjedhur dhe pa targa, duke mbajtur maskë silikoni.

EMRI+PAMJET/ I maskuar dhe me ekspl*ziv me vete/ Policia arreston

Gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar sasi lëndë eksplozive gati për shpërthim, 10 litra lëndë djegëse, një pistoletë me municion dhe motomjeti.

Hetimet tregojnë se i arrestuari dyshohet se më 3 tetor ka qëlluar me armë në drejtim të një banese dhe më pas ka djegur automjetin e përdorur.

Po ashtu, më 17 tetor ka hedhur lëndë plasëse në një tjetër banesë, ku ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

EMRI+PAMJET/ I maskuar dhe me ekspl*ziv me vete/ Policia arreston

Policia po punon për identifikimin e mundshëm të bashkëpunëtorëve dhe për zbardhjen e ngjarjeve të tjera kriminale ku mund të jetë përfshirë. Materialet janë dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.