U kap në flagrancë duke vjedhur një biçikletë në Laprakë, vihet në pranga hajduti serial
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2026, 12:01
Policia e Tiranës ka arrestuar një 26-vjeçar, A. B., i kapur në flagrancë duke vjedhur një biçikletë në rrugën “Buna”, në Laprakë.
Hetimet tregojnë se i riu gjatë muajve mars-prill ka kryer vjedhje në katër subjekte të ndryshme, duke marrë para dhe sende të ndryshme.
Shtetasi A. B. është vënë në dispozicion të Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Policia njofton se puna për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë do të vazhdojë me intensitet.
