Korçë/ Gjendet i pajetë në banesë një 67-vjeçar, dyshimet e para

Një shtetas rreth 67 vjeç është gjetur i pajetë në banesën e tij në Korçë.

Mësohet se ai jetonte i vetëm në banesë ndërsa ka qënë mbesa e tij ajo që ka lajmëruar policinë pasi nk kishte mundur të kontaktonte me të.

Nga kqyrja e trupit nuk janë konstatuar shënja dhune ndërkohë ekspertiza mjekoligjore do të përcaktojë shkaqet e vdekjes.

Paraprakisht dyshohet se 67-vjeçari një ish mësueses,të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrore.