“Pashkë të gëzuara!"/ Ambasada e SHBA uron besimtarët katolikë në Shqipëri: Vlerësojmë kremtimin e kësaj feste
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2026, 10:40
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka uruar besimtarët katolikë me rastin e Pashkëve përmes një postimi në Facebook.
“Ju urojmë Pashkë të gëzuara të gjithë atyre që festojnë. Ne i vlerësojmë mënyrat e shumta se si komunitetet e kremtojnë këtë festë dhe festojnë frymën e shpresës, lidhjes dhe ripërtëritjes,” shkruhet në mesazhin e ambasadës.
Besimtarët katolikë në Shqipëri dhe në mbarë botën kremtojnë sot Festën e Pashkës, ngjarjen më të rëndësishme në kalendarin e krishterë, që simbolizon ngjalljen e Jezu Krishtit dhe triumfin e jetës mbi vdekjen.
Pashka simbolizon fitoren e jetës mbi vdekjen, tri ditë pas vdekjes së Jezusit në kryq.
POSTIMI URUES I AMBASADËS AMERIKANE NË TIRANË:
