EMRI/ Rrëmbeu një shtetas për çështje dr*ge, arrestohet në Spanjë 40-vjeçari në kërkim

Një 40-vjeçar nga Saranda, Adrian Ogiçi, është arrestuar në Spanjë, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ogiçi ishte dënuar me 20 vite burg për “rrëmbim personi” dhe “trafikim të lëndëve narkotike” të kryera në bashkëpunim.

Ngjarja më e rëndë ndodhi më 17 qershor 2015, kur Ridvan Lamaj, 37 vjeç, baba i dy fëmijëve, u rrëmbye nga Ogiçi dhe bashkëpunëtori i tij Vitor Islami.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda la të pandryshuar vendimin që dënoi Ogiçin me 20 vite, ndërsa Islami me 19 vite burg.

Policia shqiptare bën me dije se arrestimi i Ogiçit u bë falë bashkëpunimit me autoritetet ndërkombëtare dhe shkëmbimit të informacionit mbi vendndodhjen e tij.