EMRI/ I dënuari 68-vjeçar ndërron jetë në QSUT pas shtrimit urgjent në Reanimacion
Një i dënuar ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit në Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Sipas njoftimit zyrtar, Hajri Ramazan Robi, 68 vjeç, ka humbur jetën rreth orës 05:00 në Reanimacionin Qendror si pasojë e një arresti kardio-respirator.
Robi ishte arrestuar më 12 mars 2026 për veprën penale “dhunë në familje” dhe më pas ishte transferuar në IEVP Lezhë.
Më 30 mars ai u dërgua për trajtim mjekësor në Qendrën Spitalore të Burgjeve, ndërsa më 2 prill u shtrua me urgjencë në Reanimacionin Qendror për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Ai vuante nga hipertensioni, diabeti dhe një frakturë subtrokanterike e këmbës së majtë.
Autoritetet kanë njoftuar Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, Prokurorinë, policinë dhe familjarët, dhe janë zbatuar të gjitha procedurat ligjore të nevojshme për këtë rast.

