AKSIDENT ZINXHIR NË KORÇË/ Përplasi dy makina të parkuara, shoferi 38-vjeçar ishte i dehur në timon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2026, 13:26
Një aksident rrugor ka ndodhur në Korçë, ku tre mjete u përfshinë.
Sipas policisë, 38-vjeçari O. Z., banues në fshatin Neviçisht, ka përplasur dy makina të parkuara duke drejtuar në gjendje të dehur.
Si pasojë, u lëndua pasagjeri i njërit prej automjeteve, 45-vjeçari Ll. Ç., i cili po merr trajtim mjekësor dhe nuk është në rrezik për jetën.
O. Z. u arrestua në flagrancë dhe po procedohet për shkak të aksidentit dhe drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit.
