Shpërthimi i byrektores në Lezhë/ Ja çfarë mbeti pas nga incidenti me bombolën e gazit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2026, 08:42
Bombola e gazit e cila shpërtheu mbrëmjen e së dielës në një byrektore në Lezhë ka shkaktuar dëme të shumta materiale.
Siç pamjet e tregojnë, janë prekur biznese, banesa dhe automjete në rrugën “Luigj Gurakuqi.”
Forca e shpërthimit ka qenë shumë e lartë dhe ka sjellë pasoja në një perimetër të gjerë.
Bombola shpërtheu në një lokal dhe zhurma e madhe frikësoi banorët.
