Vd*kje e mistershme në Nivicë/ Gjendet i pajetë 19-vjeçari egjiptian në një banesë të braktisur, nuk i gjenden shenja dh*ne...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2026, 14:22
Në mëngjesin e datës 4 prill 2026, shërbimet e urgjencës mjekësore në Sarandë njoftuan se pranë një banese të braktisur në fshatin Nivicë është gjetur i pajetë shtetasi H. O., 19 vjeç, banues në Menia, Egjipt.
Nga kontrolli i parë i trupit nuk u konstatuan shenja dhune, dhe dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur për shkaqe natyrore.
Trupi i 19-vjeçarit është dërguar në morgun e IML-së në Tiranë për autopsi, ndërsa materialet procedurale janë dërguar te prokuroria për veprime të mëtejshme.
