Aksident Lezhë-Milot/ Përplasen dy automjete "kokë më kokë", një person përfundon në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2026, 14:52
Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Treshit ku janë përplasur dy automjete, një Audi A4 dhe një tip foristradë.
Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i dëmtuar, ndërsa është transportuar për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit
