Alarmi i Ambasadës amerikane/ Shehu: Rama të vi në Kuvend dhe të jap sqarime

Deputeti Tritan Shehu ka folur në lidhje me rrezikun për sulme iraniane pas deklaratës së djeshme nga Ambasada e SHBA në Tiranë. 

Në fjalën e tij në Kuvend, Shehu deklaroi se qeveria e ka nënvlerësuar këtë alarm, ndërkohë që kërkoi kryeministrin Rama në Kuvend për të dhënë sqarime në lidhje me këtë paralajmërim.

“Një komunikim i djeshëm i qeverisë mbante erë mendjelehtësi dhe nënvlerësim. Rama duhet sot të referojë para Kuvendit, të dëgjojë pyetjet e deputetëve, shqetësimet e tyre mbiu këtë çështje. Nuk ka një reagim adekuat të Presidencës dhe qeverisë për mbledhjen e Këshillit të Mbrojtjes Kombëtare. E konsideroj seriozë paralajmërimin e djeshëm të ambasadës amerikane. Nuk mund të thotë qeveria jonë nuk jemi informuar. Njoftimi duhet të vinte nga institucionet shqiptare jo nga ambasada”, tha ai.