Drejtori i ri i Burgjeve, Këlliçi: Adriatik Kupi, kamikaz i Veliajt dhe pjesë e bandës "5D"

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një reagim për Drejtorin e ri të Burgjeve, Adriatik Kupi. Këlliçi shkruan se Kupi e ka vendin në burg dhe emërimi i tij sipas demokratit është thjesht shpërblimi për një manipulues e blerës votash.

Këlliçi shkruan se drejtori i ri i Burgjeve është një kamikaz i bindur i Veliajt dhe pjesëtar i grupit “5D”. Më tej, deputeti demokrat shkruan se si pjesë e OST, Kupi ka lënë gjurmë në tendera të dyshimtë.

Reagimi i Këlliçit

Drejtori i ri i Burgjeve, Këlliçi: Adriatik Kupi, kamikaz i Veliajt

E ka vendin në burg, ndërkohë Rama e bën Drejtor të Përgjithshëm të Burgjeve!

Janë disa katapultime e shpërblime që hedhin menjëherë në tokë propagandën dhe hipokrizinë e Edi Ramës, kur nis fushata si kjo aktualja, ku flet për rifkreskim, afrime e prurje të reja.

Caktimi i Adriatik Kupit në krye të Drejtorisë së Burgjeve, nuk është asnjëra nga ato që predikon kreu i organizatës kriminale “Rilindja”.

Është thjeshtë shpërblimi i një keqbërësi, i një manipuluesi e blerësi votash.

Adriatik Kupi spikat në këtë drejtim, po veçanërisht ishte aktiv në zgjedhjet e fundit të mbajtura për Bashkinë Tiranë, në vitin 2023.

Një ushtar kamikaz i bindur i Veliajt dhe pjesë e bandës 5D.

Nëse do kishte zbatim ligji dhe nëse SPAK do punonte për hetimin e krimeve zgjedhore, Kupi duhej ta kishte vendin në burg.

Me Edi Ramën, ai ndërkohë bëhet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.

Për më tepër, që ka lënë gjurmë dhe në tendera të dyshimtë në detyrat e mëparshme, sidomos në OST.

Kriminalizimi i administratës dhe shpërblimi me poste i delinkuentëve elektoralë, janë ajo që Edi Rama ofron çdo ditë.

Një kosto e rëndë për vendin, që meriton përgjigje të menjëhershme nga qytetarët.