Zgjedhjet “peng”që nga 2020-a! Kume apel partive: Pa zgjidhjen e koalicioneve, reforma nuk “ecën”
Në një lidhje direkte për Ora News ishte ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume i cili foli për situatën aktuale të reformës zgjedhore dhe vështirësitë për arritjen e një marrëveshjeje mes palëve.
Kume e lidhi debatin e sotëm me mënyrën si është trajtuar reforma në të kaluarën, duke përmendur ndryshimet kushtetuese të vitit 2020 si burimin kryesor të problemeve.
“Po shohim të njëjtin model sjelljeje si në 2020, me kërkesa të forta në fillim dhe qëndrime përjashtuese më pas, që e vështirësojnë dialogun.”- u shpreh Kume.
Sipas tij, ndryshimet e asaj kohe sollën kufizimin e koalicioneve në zgjedhje, duke mos lejuar më që partitë të garojnë me listat dhe logot e tyre brenda një koalicioni, çka mbetet një pikë e hapur edhe sot.
Ai u ndal edhe te diskutimet aktuale në tryezën e reformës, duke e lidhur përparimin me zgjidhjen e këtij ngërçi.
“Pa u zgjidhur çështja e krijuar nga ndryshimet e 2020-ës, është e vështirë të ketë marrëveshje për reformën zgjedhore.”- shtoi ai.
Kume e konsideron këtë si çështjen kryesore që po kushtëzon gjithë procesin, ndërsa palët politike mbeten të ndara në qëndrime.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË NË ORA NEWS:

