K*rcënimi iranian, reagon Ambasada e SHBA-së për Ora News: Po vlerësojmë situatën për të zbutur rreziqet e sigurisë në Shqipëri

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri deklaroi se siguria e qytetarëve amerikanë mbetet prioriteti kryesor i Administratës Trump.

Sipas një mesazhi nga Ambasada Amerikane për "Ora News", autoritetet amerikane po punojnë ngushtë me autoritetet shqiptare për të vlerësuar situatën dhe për të minimizuar rreziqet e sigurisë.

“Administrata Trump nuk ka prioritet më të lartë se siguria dhe mbrojtja e qytetarëve amerikanë. Po punojmë ngushtë me autoritetet shqiptare për të vlerësuar situatën dhe për të minimizuar rreziqet e sigurisë.

Ambasada e SHBA-së vlerëson bashkëpunimin e ngushtë mbi çështjet e sigurisë me Qeverinë e Shqipërisë, e cila ka treguar një angazhim të qëndrueshëm për të garantuar sigurinë e qytetarëve amerikanë dhe të gjithë banorëve të Shqipërisë.

Informacione të mëtejshme do të jepen sapo të jenë të disponueshme", shkruan Ambasada Amerikane për "Ora News".