"Garda e vjetër socialiste në betejën e fundit"/ Sefa: Partia ka nevojë për shpirtin dhe zemrën e socialistëve të vërtetë
Në emisionin "Ora e Betit" i ftuar ishte avokati Indrit Sefa, i cili diskutoi mbi situatën brenda Partisë Socialiste dhe përplasjen midis socialistëve tradicionalë dhe strukturës aktuale të udhëhequr nga kryeministri Edi Rama.
Sipas tij, partia po përballet me një moment vendimtar, ku ekzistenca e socialistëve të vërtetë është në rrezik përballë shndërrimit të saj në një organizatë të centralizuar rreth një lideri të vetëm.
"Ata që kanë ardhur nga garda e vjetër e kuptojnë se janë përballë betejës së fundit për identitetin e Partisë Socialiste," tha Sefa.
Ai shtoi se figurat me ndikim, si Erion Braçe, ruajnë fuqinë elektorale dhe përfaqësojnë linjën tradicionale socialistë, duke mbajtur kontakt të drejtpërdrejtë me bazën në terren.
"Partia ka nevojë për shpirtin dhe zemrën e socialistëve të vërtetë, sepse janë ata që përballen me qytetarët dhe sigurojnë mbështetje," u shpreh Sefa.
Avokati theksoi se diferenca mes socialistëve tradicionalë dhe figurave të reja është e dukshme, duke lënë të hapur pyetjen nëse PS do të ruajë identitetin e saj historik apo do të konsolidohet si partia e një lideri të vetëm.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "ORA E BETIT" NË ORA NEWS:

