EMRI/ Pas lirimit të Andrea Shllakut nga detyra si zv. ministrit të Mbrojtjes, ja kush do e zëvendësojë...
Qeveria ka vendosur që Pranvera Skana të marrë detyrën e zëvendësministres së Mbrojtjes, duke liruar nga posti i mëparshëm Andrea Shllakun. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të publikohet në Fletoren Zyrtare.

Skana ka qenë kandidate e PS-së për Lezhën në zgjedhjet e 2025-ës dhe ka një karrierë të gjatë në komunikim dhe media.
Ajo ka studiuar Gazetari dhe Komunikim në Universitetin e Tiranës, ka vazhduar specializime në Londër dhe ka kryer studimet master në University of Westminster.
Po ashtu, ka qenë kërkuese shkencore në London School of Economics dhe mban titullin Doktor në Shkencat e Komunikimit që prej vitit 2014.
Gjatë karrierës së saj, Skana ka punuar në media mbi tema si emigracioni, politika britanike, çështjet sociale dhe barazia gjinore, si dhe ka promovuar përdorimin e rrjeteve sociale.
Nga viti 2016 deri 2019, ajo ka shërbyer si diplomate në Ambasadën Shqiptare në Londër, ku ka organizuar aktivitete për promovimin e Shqipërisë dhe ka ndihmuar në krijimin e rrjeteve të grave dhe profesionistëve shqiptarë në Britani.

