SKANDALI I AKSH-it! Hava Delibashi paraqitet në SPAK/ Shtatzënia i jep shpresë, pritet vendimi për ndryshim mase sigurie
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2026, 13:06
Ish-zëvendesdrejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Hava Delibashi mbërriti këtë të martë në Gjykatën e Posaçme, pasi është thirrur për t'u marrë në pyetje.
Delibashi është drejtuar më parë me kërkesën për masën e sigurisë dhe gjithashtu pritet të njihet me vendimin ditën e sotme.
Ajo po hetohet veprat penale “shkelje të barazisë në tendera e kryer në formën e bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, grup i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga grupi kriminal.
Delibashi mbahet prej më shumë se 3 muajsh në masën e “arrestit në shtëpi”, por tashmë pretendon se kjo masë duhet zbutur, për shkak të rrethanave në të cilat ndodhet, pasi është shtatzënë.