PO NDODH/ Berisha rikthehet në protestë, ndizen molotovët te kryqëzimi te Xhamia e Namazgjasë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Mars 2026, 20:24
Teksa për disa minuta u ndje keq pasi u lëndua nga spray në sy dhe u lag nga autobotë e ujit të policisë, Sali Berisha i është bashkuar protestës së opozitës.
Ai ka vijuar bashkë me drejtues të tjerë të partisë, marshimin drejt Kuvendit. Prej gati 1 orë e 20 minuta Berisha vijoi marshimin bashkë me demokratë të tjerë në zona të ndryshme të Tiranës.
Nderkaq me rinisjen e marshimit u rikthyen hedhjet e molotovëve, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Tensionet kanë nisur në kryqëzim të urës së Elbasanit, te Xhamia e Namazgjasë në afërsi të selisë së Partisë Demokratike
LIVE- Ç’PO NDODH NË TIRANË? Opozita në protestë/Mbi 1400 policë në terren, jo vetëm te Kryeministria
