VIDEO/ Pas Kryeministrisë, në flakë edhe blloku i Ministrive, fishekzjarre dhe molotovë te PS-ja

Protestuesit kanë hedhur në drejtim të Kryeministrisë fishekzjarrë dhe molotovë.

Ndërsa policia është kundërpërgjigjur me gaz lostjellës dhe me autobotë me ujë për të shpërndarë protestuesit.

Sakaq, vijojnë shpërthimet e njëpasnjëshme, pasi protestuesit janë zhvendosur tashmë në drejt të qendrave ministrore, ku objekt i sulmit të protestuesve tashmë ishte Ministria e Brendshme, ku u hodhën sërish sasi të konsiderueshme molotovësh dhe fishekzjarrësh në drejtim të saj, por kësaj radhe hedhja ishte e pakontrolluar duke shkaktuar panik për shëndetin e policëve.

VIDEO/ Pas Kryeministrisë, në flakë edhe blloku i Ministrive,

Fokus kryesor i protestës mbetet kërkesa për një qeveri teknike dhe organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

LIVE- Ç’PO NDODH NË TIRANË? Opozita në protestë/Mbi 1400 policë në terren, jo vetëm te Kryeministria