Protestuesit hedhin molotovë para selisë së PS, i vënë flakën makinës së Policisë

Protesta e demokratëve nisi me tensione, të cilat u përshkallëzuan më tej me hedhjen e vazhdueshme të molotovëve.

Protestuesit kanë hedhur molotovë drejt automjeteve të policisë të dislokuar përpara ndërtesës së Bankës së Shqipërisë dhe pranë selisë së Partisë Socialiste.

Më pas policia i ka shpërndarë me presionin e ujit dhe gazin lotsjellës.

LIVE- Ç’PO NDODH NË TIRANË? Opozita në protestë/Mbi 1400 policë në terren, jo vetëm te Kryeministria