Andoni: 22 marsi i ’92 ishte vullkan demokratik, jo kryengritje

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Ora News, analisti Ben Andoni theksoi se 22 marsi i vitit 1992 nuk mund të quhet kryengritje.

"Përdorimi i këtij termi nga politikanët, përfshirë figura të Partisë Demokratike, është i pasaktë dhe ngatërrohet me konceptin e demokracisë."

Sipas Andonit, protagonistët e vërtetë të asaj dite ishin shqiptarët, të cilët përmes votës së lirë shprehën një "vullkan demokratik" kundër sistemit të vjetër, duke e ndryshuar historinë pa përdorur dhunë.

Ai paralajmëroi gjithashtu median dhe publiku të jenë të kujdesshëm ndaj keqinterpretimeve terminologjike që shpesh vijnë nga diskursi politik.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË: