FOTO+VIDEO/ TYM E FLAKË TE KRYEMINISTRIA! Godina sulmohet me molotovë e fishkzjarre, kundërpërgjigjet ashpër policia
Të shumtë janë qytetarët që janë mbledhur para selisë së PD-së për t’iu bashkuar protestës së thirrur nga opozita.
Ndërkohë mijëra qytetarë të tjerë janë mbledhur para Piramidës, afër kryeministrisë për tu bërë bashkë në protestën kundër qeverisë Rama.
Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit‘ mes piramidës dhe kryeministrisë ka nisur të mbushet me qytetarë që vijojnë të vijnë nga të gjitha akset hyrëse për tiu bashkuar protestës marshim.
Kanë më shumë se një arsye për të protestuar qytetarët. Çmimet e larta, abuzimi i taksave të tyre në tendera miliona euro, si dhe mbrojtja e korrupsionit që mazhoranca socialiste me në krye Edi Ramën, i bëri Belinda Ballukut nga kërkesa e SPAK për arrestimin e saj.

Opozita kërkon largimin e qeverisë Rama, krijimin e qeverisë teknike për zgjedhje të lira.
Edhe sot nuk pritet të këtë fjalime.
Ndërkaq kryedemokrati Sali Berisha ka lënë selinë rreth orës 18:40 dhe marshoi së bashku me deputetët dhe mbështetësit e opozitës për t’u mbledhur fillimisht përpara Kryeministrisë.
Ndërsa detaje të tjera mbi vijimin e protestës dhe skenarin e saj pritet të bëhen të ditura gjatë zhvillimit të protestës, një molotov është hedhur nga protestuesit në drejtim të Lanës teksa Berisha vijonte marshimin.
Me t’u mbledhur në sheshin para Kryeministrisë kanë nisur dhe thirrjet e protestuesve: “Rama IK”, “Rama IK”.
Në drejtim të Kryeministrisë janë hedhur fishekzjarrë dhe molotovë, lëndë piroteknike.
Ndërsa policia është kundërpërgjigjur me gaz lostjellës dh me autobotë me ujë për të shpërndarë protestuesit.
Berisha largohet me maskë anti-gaz dhe i mbuluar me çadra

Kryedemokrati Sali Berisha edhe pse doli 40 miuta me vonesë nga selia blu, nuk ka qëndruar shumë, pasi pa mbërritur mirë te Kryeministria, nisi hedhja e fishekzjarrëve dhe molotovëve, dhe lëndëve piroteknike.
Ndërsa policia është kundërpërgjigjur me gaz lostjellës dhe me autobotë me ujë për të shpërndarë protestuesit.
Pjesë e tyre ishte dhe vetë kryedemokrati Berisha, i cili u largua nga sheshi i shoqëruar nga truprojat dhe deputetë të PD-së, i pajisur me një maske anti-gaz, ndërsa shoqëruesit hapën çadrat teksa në shesh nisi hedhja e ujit dhe gazit lotsjellës nga policia.
MASAT
Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e rendit publik në protestën e sotme.
Gjithashtu Policia e Tiranës ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e lëvizjes me automjete, si dhe apelon që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.
Kjo është protesta e gjashtë kombëtare e PD-së, në të cilën opozita kërkon largimin e qeverisë dhe krijimin e qeverisë teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira.

