Ç’NDODHI NË PD? Nis hedhja e molotovëve! Berisha del 40 minuta me vonesë nga selia dhe marshon drejt qytetarëve

Të shumtë janë qytetarët që janë mbledhur para selisë së PD-së për t’iu bashkuar protestës së thirrur nga opozita.

Ndërkohë mijëra qytetarë të tjerë janë mbledhur para Piramidës, afër kryeministrisë për tu bërë bashkë në protestën kundër qeverisë Rama.

Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit‘ mes piramidës dhe kryeministrisë ka nisur të mbushet me qytetarë që vijojnë të vijnë nga të gjitha akset hyrëse për tiu bashkuar protestës marshim.

Kanë më shumë se një arsye për të protestuar qytetarët. Çmimet e larta, abuzimi i taksave të tyre në tendera miliona euro, si dhe mbrojtja e korrupsionit që mazhoranca socialiste me në krye Edi Ramën, i bëri Belinda Ballukut nga kërkesa e SPAK për arrestimin e saj.

Opozita kërkon largimin e qeverisë Rama, krijimin e qeverisë teknike për zgjedhje të lira.

Edhe sot nuk pritet të këtë fjalime.

Ndërkaq kryedemokrati ka lënë selinë rreth orës 18:40 dhe ka nisur marshimin së bashku me deputetët dhe mbështetësit e opozitës për t’u mbledhur fillimisht përpara Kryeministrisë, ndërsa detaje të tjera mbi vijimin e protestës dhe skenarin e saj pritet të bëhen të ditura gjatë zhvillimit të protestës.

Ndërkaq një molotov është hedhur nga protestuesit në drejtim të Lanës.

LIVE- Ç’PO NDODH NË TIRANË? Opozita në protestë/Mbi 1400 policë në terren, jo vetëm te Kryeministria