FOTO+VIDEO/ Tensionet te Kryeministria, Berisha largohet me maskë anti-gaz dhe i mbuluar me çadra

Kryedemokrati Sali Berisha edhe pse doli 40 miuta me vonesë nga selia blu, nuk ka qëndruar shumë, pasi pa mbërritur mirë te Kryeministria, nisi hedhja e fishekzjarrëve dhe molotovëve, dhe lëndëve piroteknike.

FOTO+VIDEO/ Tensionet te Kryeministria, Berisha largohet me maskë anti-gaz

Ndërsa policia është kundërpërgjigjur me gaz lostjellës dhe me autobotë me ujë për të shpërndarë protestuesit.

Pjesë e tyre ishte dhe vetë kryedemokrati Berisha, i cili u largua nga sheshi i shoqëruar nga truprojat dhe deputetë të PD-së, i pajisur me një maske anti-gaz, ndërsa shoqëruesit hapën çadrat teksa në shesh nisi hedhja e ujit dhe gazit lotsjellës nga policia.

LIVE- Ç’PO NDODH NË TIRANË? Opozita në protestë/Mbi 1400 policë në terren, jo vetëm te Kryeministria