Ç’PO NDODH NË TIRANË? Opozita në protestë pa fjalime dhe regji qendrore! Mbi 1400 forca policore në terren, jo vetëm te Kryeministria

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me protestën e thirrur sot nga opozita para Kryeministrisë në orën 18:00. Në protestë nuk pritet të mbahen fjalime nga eksponentët politik.

Ditën e sotme pritet të ketë lëvizje të turmës dhe protesta nuk do të përqendrohet vetëm para godinës së Kryeministrisë. Po ashtu intenerari është ende në diskutim nga organizatorët.  Po ashtu protesta nuk do të ketë një regji qendrore.

Mbi 1500 efektivë policie janë angazhuar për ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë tubimit të sotëm.

Disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit do të bllokohen. Nga ora 09:30 deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

Ndërkohë, nga ora 15:00 e pasdites deri në përfundim të protestës, do të bllokohen edhe rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Demokratët kanë zgjedhur që protestën ta zhvillojnë pikërisht sot për simbolikën e 22 marsit të vitit 1992, ditë që shënon fitoren e PD-së në zgjedhjet pluraliste pas rënies së komunizmit.

MASAT E POLICISE

Mbi 1400 forca policore janë angazhuar këtë të diel për mbarëvajtjen e protestës së thirrur sot nga opozita në orën 18:00.

Duke qene se protesta e opozitës nuk do të ketë podium por marshim, policia për të qenë e përgatitur për çdo situatë të mundshme, ka vendosur efektivë policie jo vetëm te Kryeministria , por edhe te Parlamenti dhe institucione të tjera.

Grupe me punonjës policie do të jenë të dislokuar edhe në disa zona të kryeqytetit.

Drejtori i komanduar i Policisë Sokol Bizhga ka zhvilluar mbledhje me vartësit e tij ku i ka dhënë porositë lidhur me protestën ku detyra kryesore është garantimi i sigurisë së qytetarëve dhe ruajtja e qetësisë duke iu shmangur provokimeve nëse do të ketë nga protestuesit.