Tirana feston Ditën e Verës me makina retro dhe aktivitete për fëmijët në dy sheshet kryesore

Me rastin e Dita e Verës, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor do të organizojë disa aktivitete festive dhe edukative për qytetarët në Tiranë.
Aktivitetet do të zhvillohen nesër duke nisur nga ora 10:00 në Sheshi "Skënderbej" dhe Sheshi "Nënë Tereza".
Në Sheshin "Skënderbej" do të organizohet një event me tematikë retro, ku do të ekspozohen mjete historike dhe publiku do të ketë mundësi të shoh nga afër modele të vjetra automjetesh që kanë shënuar historinë e automobilizmit.
Gjatë aktivitetit, qytetarët mund të krijojnë edhe targa suvenir të personalizuara si kujtim nga kjo ditë.
Ndërkohë, në Sheshin Nënë Tereza aktivitetet do të jenë të përqendruara te fëmijët.
Përmes lojërave dhe aktiviteteve interaktive, ata do të mësojnë rregullat bazë të qarkullimit rrugor dhe rëndësinë e respektimit të sinjalistikës.
Në organizim do të marrin pjesë edhe Kryqi i Kuq Shqiptar dhe Shërbimi Zjarrfikës, të cilët do të zhvillojnë demonstrime për situata emergjente dhe mënyrën e dhënies së ndihmës së parë.


