Dyshohet se ngacmoi një vajzë, e pëson keq 74-vjeçari në Kuçovë

Një 74-vjeçar me inciale F.K., është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka ngacmuar një të mitur në Kuçovë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. K., 74 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar një shtetase të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.