Iu gjetën faqe bastesh sportive në celular, procedohen një 40-vjeçar dhe një 39-vjeçar në Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Mars 2026, 11:56
Policia e Durrësit referoi në Prokurori materialet për G. B., 40 vjeç, dhe M. M., 39 vjeç, pasi në celularët e tyre u gjetën faqe aktive për bastet sportive.
Gjatë veprimeve të policisë, të dy shtetasit thyen celularët dhe kundërshtuan punonjësit e rendit.
Rasti vazhdon të hetohet nga Prokuroria për veprime të mëtejshme.
