PAMJE/ Bllokohen 5,340 palë atlete të markave të 'luksit', doganat në Kakavijë dhe Durrës sekuestrojnë mallin e kontrabanduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Mars 2026, 08:17
Dogana shqiptare ka bllokuar mijëra palë atlete të dyshuara si produkte që shkelin të drejtat e markave të njohura.
Aksioni u zhvillua nga Drejtoria e Antikontrabandës dhe Drejtoria e Monitorimit, në bashkëpunim me degët doganore në Kakavijë dhe në Portin e Durrësit.
Gjatë kontrollit u sekuestruan 5340 palë atlete që mbanin emrat e markave Christian Dior dhe New Balance, për të cilat ka dyshime se cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale.
Mallrat janë bllokuar për verifikime të mëtejshme, ndërsa strukturat doganore po vijojnë procedurat për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për produkte të falsifikuara.
