Durrës/ I riu 21-vjeçar përfundon nga "arrest shtëpie" në qeli pasi iu gjet me vete sasi k*nabisi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Mars 2026, 11:52
Policia e Durrësit arrestoi Xh. D., 21 vjeç, pasi iu gjet me vete një sasi cannabis.
Droga u sekuestrua si provë materiale.
Nga verifikimet rezultoi se i riu ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për të njëjtën veprimtari kriminale.
Rasti është referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.
