Ballokumja dhe shijet shqiptare në panairin e Elbasanit/ Ministri Salla: Lidhim prodhuesit me qytetarët
Në një lidhje direkte për OraNews nga Elbasani, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, foli për panairin e organizuar në qytet, ku bashkohen prodhues vendas, bletarë, agroturizme dhe biznese të mëdha kombëtare.
Ai theksoi se panairi nuk është vetëm një mundësi për të shijuar produktet shqiptare, por edhe një platformë për shkëmbimin e eksperiencave dhe nxitjen e bashkëpunimit mes bizneseve.
"Ky panair nuk është thjesht për të parë produktet, por për të krijuar lidhje mes prodhuesve dhe qytetarëve, dhe për të ndarë eksperienca dhe njohuri."-tha ai.
Salla u ndal edhe te rëndësia e promovimit të traditave, duke përmendur simbolin e qytetit, ballakumen.
Ai u shpreh se është një traditë që gjendet në çdo shtëpi dhe tani qytetarët mund të provojnë variantet e ndryshme të saj në panair.
Ministri ftoi gjithashtu vizitorët të bashkohen në këtë festë të shijes dhe produkteve shqiptare.
"Ballokumja e Elbasanit është pjesë e çdo shtëpie. Tani të gjithë mund të shijojnë variantet e ndryshme këtu në panair dhe të bashkohen me ne në këtë festë të shijes."- shtoi ministri.
Panairi synon krijimin e një sektori zinxhir gjithëpërfshirës që forcon ekonominë vendase dhe nxit bashkëpunimin mes prodhuesve të vegjël dhe bizneseve të mëdha, duke bërë të mundur një zhvillim të qëndrueshëm të tregut shqiptar.
Ndiqni intervistën e plotë:

