Durrës/ Humbi kontrollin e mjetit, 43-vjeçari i dehur përplaset me bordurën e lagjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Mars 2026, 12:02
Paraditen e sotme është regjistruar një aksident automobilistik në Durrës.
Shtetasi i identifikuar me inicialet B. R., 43 vjeç, banues në Kavajë, ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte duke qenë i dehur, dhe është përplasur me bordurën në lagjen nr. 2 të qytetit.
Aksidenti shkaktoi vetëm dëme materiale, pa të lënduar.
