EMRAT/ “Shfryhet” dosja e “Astirit”! GJKKO shpall të pafajshëm 6 zyrtarët e ARRSH-së të akuzuar në lidhje me ndërtimin e Unazës së Madhe
Gjykata ka vendosur të shpallë të pafajshëm gjashtë zyrtarë të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera, përfshirë edhe një rast që lidhet me ndërtimin e Unazës së Madhe, ku kontrata ishte dhënë Pllumb Salillarit.
Vendimi u mor pasi afati për ndjekjen penale për këto vepra kishte kaluar, duke bërë që ndjekja të mos vazhdohet më.
Mes të shpallurve të pafajshëm janë Arbër Troka, Miranda Shkurti, Nikollaq Mihali, Almir Hoxhaj, Erjon Zemanaj dhe Admir Pahumi.
Ata ishin akuzuar për shkelje të barazisë në tendera, por procesi përfundoi me pushimin e akuzave për shkak të parashkrimit.
Njoftimi zyrtar:
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 175/1/4, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve Arbër Troka, Miranda Shkurti, Nikollaq Mihali, Almir Hoxhaj, Erjon Zemanaj, Admir Remzi Pahumi”.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flojera Davidhi dhe Elsa Ulliri, me vendimin nr. 22, datë 12.03.2026 vendosi:
1. Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Arbër S. Troka, për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me Ligjin Nr. 43/2021) për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.
2. Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurës Miranda T. Shkurti, për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me Ligjin Nr. 43/2021) për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.
3. Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Nikollaq Dh. Mihali, për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me Ligjin Nr. 43/2021) për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.
4. Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Almir F. Hoxhaj, për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me Ligjin Nr. 43/2021) për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.
5. Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Erjon I. Zemanaj, për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me Ligjin Nr. 43/2021) për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.
6. Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Admir R. Pahumi, për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me Ligjin Nr. 43/2021) për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.
7. Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.
8. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

