Italiani i kërkuar nga Franca/ Shkaktoi 2.5 mln € në shtetin francez, ndalohet 61-vjeçari në Rinas

Në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit ndaluan një shtetas italian, 61 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet franceze.

Gjatë kontrollit në kufi, u konstatua se ai kishte shkaktuar rreth 2.5 milionë euro dëm në Francë, duke shmangur TVSh-në përmes disa transaksioneve të kompanive franceze dhe duke pastruar fitimet e këtyre veprimtarive.

Gjykata e Parisit e kishte dënuar këtë shtetas në vitin 2024 me dy vjet burg për mashtrim dhe pastrim parash në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet franceze për të finalizuar procedurat e ekstradimit të tij drejt Francës.