Punimet e rrugës Llogara-Palasë/ ARRSH njofton ndërhyrjen e kontrolluar me eksploziv në këtë segment rreth mesditës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Mars 2026, 10:22
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se sot, rreth orës 12:00, në segmentin rrugor të Llogarasë, rreth 850 metra nga dalja e tunelit në drejtim të Palasës, do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi.
Ky veprim është pjesë e punimeve për hapjen e trasesë së rrugës dhe është i koordinuar me Policinë e Shtetit për të siguruar qarkullimin e mjeteve.
Autoriteti kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve deri në përfundim të procesit të punimeve, duke siguruar se masat e sigurisë janë marrë në mënyrë të plotë.
