Kriza në Lindja e Mesme/ Rreth 3 mijë shqiptarë në rajon, 138 duan të largohen nga zonat e rrezikuara
Në raportin për Komisionin Parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme, ministri Ferit Hoxha bëri një përmbledhje të situatës së shtetasve shqiptarë në rajon.
Sipas të dhënave, në fillim të konfliktit, në zonë ndodheshin 2,962 shtetas shqiptarë, prej të cilëve 543 ishin me qëndrim të përkohshëm.
Nga këta, 2,511 persona janë kontaktuar individualisht nga ambasadat shqiptare.
Nga ky grup, 138 kanë shprehur interes për t’u larguar nga zona e konfliktit, ndërsa 703 janë asistuar dhe udhëzuar për të marrë rrugën e sigurt të largimit.
Aktualisht, rreth 24 persona kanë lënë vetë zonën pa ndihmë ndërkombëtare, ndërsa 45 të tjerë planifikojnë të largohen në mënyra të sigurta.
Ndërkohë, 17 shtetas janë evakuuar me ndihmën e shteteve të treta.
Ministri Hoxha vuri në dukje se kur një shtet ka mundësi të ndihmojë evakuimin e qytetarëve të vet, shpesh asiston edhe shtetas të vendeve të tjera në nevojë.

