FOTO+VIDEO/ Veshja "e papërshtatshme" e kryediplomates së SHBA-së në Athinë, i shkon Ramës në zyrë me minifund provokues

Nuk dihet arsyeja e vizitës por ajo që bëri më tepër përshtypje ishte veshja e ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Athinë.

Kimberly Guilfoyle, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Athinë, u takua mbrëmë me Edi Ramën në Kryeministri, teksa u shfaq me minifund, duke ngjasur më tepër me një ikonë e muzikës sesa një zyrtare.

Vizita mbetet misterioze, pasi nuk ka asnjë njoftim zyrtar. Por një detaj ra në sy, veshja e ambasadores amerikane. Ajo kishte veshur një fustan shumë të shkurtër dhe provokues.

Edhe pse nuk ishte takim zyrtar, veshja e saj duket në selinë qeveritare duket e papërshtatshme për një përfaqësuese të nivelit diplomatik.

Në mediat sociale kanë shpërthyer polemika edhe më herët mbi përshtatshmërinë e veshjes së Kimberly Guilfoyle, ambasadorja e SHBA-së në Greqi, në një aktivitet zyrtar. Guilfoyle, ish-e dashura e Trump Jr., djalit më të madh të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, u bë ambasadorja e parë femër në Greqi në shtator pas inaugurimit të administratës Trump.

FOTO+VIDEO/ Veshja "e papërshtatshme" e kryediplomates së

Në një aktivitet të kohëve të fundit për Ditën e Falënderimeve të organizuar nga Dhoma Amerikano-Helene e Tregtisë, ajo veshi një fustan të zi transparent që i zbulonte të brendshmet, duke shkaktuar kritika se një veshje e tillë ishte "e papërshtatshme për një ambasador që përfaqëson SHBA-në në një aktivitet zyrtar".

Opinionet mbi veshjen e Guilfoyle janë të ndara, me disa që e lavdërojnë atë për "besimin e tepruar", ndërsa të tjerë argumentojnë se ishte "e papërshtatshme për një figurë që përfaqëson SHBA-në në një rast formal".

Guilfoyle, një avokate dhe ish-personalitet i Fox News, njihet gjerësisht si ish-e dashura e Trump Jr. dhe ish-gruaja e Gavin Newsom, guvernatorit demokrat të Kalifornisë.
Trump e nominoi atë si ambasadore në Greqi në dhjetor të vitit të kaluar, pasi i ndërpreu publikisht lidhjet me të birin, dhe ajo mori konfirmimin e Senatit në korrik të vitit pasardhës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by TV KLAN (@rtvklan)