Pavarësia e GJKKO-së në rrezik/ Kaso: Parlamentit i lind detyra të bllokojë ndikimin e SPAK mbi gjykatën
Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ishte i ftuar në emisionin “Drejt” për të komentuar tensionet e fundit mbi pavarësinë e GJKKO-së dhe rolin e Prokurorisë së Posaçme në procedurat për heqjen e imunitetit të deputetëve.
Ai tha se deklarata e kreut të SPAK-ut, e cituar nga Partia Demokratike, krijon dyshime se vendimet e GJKKO-së mund të jenë të paracaktuara dhe jo plotësisht të pavarura.
"Kur drejtuesi i SPAK-ut thotë se afërmendsh gjykata do të plotësojë kërkesën që kërkojmë ne, lind dyshimi se procesi nuk do të jetë i paanshëm, por formalizues i kërkesës së prokurorisë," u shpreh Kaso.
Ai shtoi se parlamenti duhet të veprojë me kujdes dhe të mos autorizojë kërkesën e SPAK pa vlerësuar seriozisht pavarësinë e gjykatës.
"Detyrimi i parlamentit është të verifikojë kriteret procedurale, të mbrojë institucionin dhe të sigurojë që heqja e imunitetit nuk minon funksionimin e pavarur të parlamentit," tha Kaso.
Debati mbi marrëdhënien mes SPAK dhe GJKKO-së ngrit pyetje të forta për ndarjen e pushteteve dhe ndikimin politik mbi vendimet gjyqësore, duke reflektuar shqetësimin që kjo marrëdhënie mund të ndikojë mbi besueshmërinë e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "DREJT"

