Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ilir Metës, ish-presidenti mbetet në qeli

Gjykata e Lartë ka rrëzuar këtë të enjte, rekursin e Ilir Metës, duke bërë që ky i fundit të mbetet në paraburgim.

Meta kërkonte heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg”, me pretendimin se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për ta mbajtur në qelitë e paraburgimit, por argumentet e tij nuk u morën në konsideratë nga gjykata.

Ndërkohë Gjykata e Posaçme përmbylli seancën paraprake për Metën, ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe tre të pandehurit e tjerë dhe të mërkurën e ardhshme do të vendosë nëse e kalon ose jo për gjykim dosjen penale ndaj tyre.

Ndaj Metës rëndojnë akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.