"Iu vendosën kundër dhe e denigruan si SKAP"/ Gjyli: Sot SPAK-u po trajton ata që deri dje ishin 'të paprekshëm'

Opinionistja Arsejda Gjylit ishte e ftuar në emisionin "Drejt" ku komentoi qëndrimin e opozitës ndaj SPAK.

Ajo vuri në dukje kontradiktën e qasjes së opozitës, që ndërkohë që mbështet luftën kundër korrupsionit në parim, sulmon institucionin kur hetimet prekin liderin e saj.

“Në momentin që SPAK po trajton ata që deri dje ishin të paprekshëm, një parti politike u vendos kundër tij dhe gjatë fushatës elektorale e denigroi si SKAP, duke ulur imazhin e institucionit në opinionin publik,” tha Gjylit.

Sipas saj, kjo krijon një standard të dyfishtë dhe hedh dyshime mbi qëndrueshmërinë e institucioneve të reja të drejtësisë.

“Edhe një fëmijë pesë vjeç e kupton kontradiktën mes mbështetjes së parimeve dhe sulmit ndaj SPAK-ut,” – tha ajo.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "DREJT":