Denada Kola: Strategjia politike e PS ndaj SPAK është e njëjtë si me Tahirin
Në emisionin “Drejt”, e ftuar ishte gazetarja Denada Kola, e cila analizoi qëndrimet e Partisë Socialiste ndaj kërkesave të SPAK dhe paralelizmin me rastin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në vitin 2017.
Kola vuri në dukje ngjashmërinë e argumenteve që maxhoranca përdor sot me ato të dikurshme, kur Parlamenti nuk miratoi heqjen e imunitetit për Tahirin, duke e konsideruar precedent historik.
Sipas saj, kjo sjellje ngre pyetje mbi standardet dhe strategjitë politike të maxhorancës, si dhe mbi mundësinë që historia të përsëritet.
"Fjalimi i Ramës në 2017 duket se po ripërsëritet sot, strategjia politike është e njëjtë, dhe Parlamenti nuk e ka votuar as atëherë, as sot heqjen e imunitetit" –tha Kola.
Gazetarja shtoi se qëndrimet e mëparshme të eksponentëve të lartë socialistë, si Bledi Çuçi, tregojnë se çdo kërkesë nga strukturat e posaçme duhej të miratohej, por që tani këto qëndrime janë më të paqarta dhe nuk pasqyrojnë një opinion zyrtar.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "DREJT":
