4 me 4 në Gjykatën Kushtetuese/ Hazizaj: Ky 'ngërç' tregon se institucionet bëjnë sikur japin drejtësi

Në studion e emisionit “Drejt”, avokati Sokol Hazizaj komentoi ngërçin e fundit në Gjykatën Kushtetuese, ku vendimi për një çështje të rëndësishme nuk u mor për shkak të barazimit të votave mes anëtarëve.

Ai e konsideroi këtë ngërç si një shenjë të dobësisë së institucionit dhe ngriti pyetje mbi funksionalitetin dhe paanshmërinë e tij.

Hazizaj sqaroi se në këtë rast nuk ishte GJKKO-ja, por SPAK ajo që iu drejtua gjykatës, duke shmangur një konflikt të drejtpërdrejtë me qeverinë.

Sipas tij, veprimet e mëparshme të SPAK-ut krijojnë perceptimin se vendimet mund të influencohen nga politika.

“Gjykata Kushtetuese nuk arriti të marrë vendim sepse votat u barazuan. Ky ngërç tregon se institucionet e reformuara bëjnë sikur japin drejtësi, pa e realizuar atë në thelb. Prokuroria flet në emër të shtetit, jo të popullit, dhe kjo tregon qartë natyrën politike të vendimeve.”-tha Hazizaj.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "DREJT":